Çelsi dominues i Londrës, Sarri karikon Moratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2018 | 13:55

Çelsi dominues i Londrës, Sarri karikon Moratën

Nuk ka kohë për të marrë frymë qetë sisht skuadra e Arsenalit. Në javën e parë u përball me Sitin, ndërsa ditën e sotme do të luajë derbin londinez me Çelsin. Në 18:30 “Topçinjtë” udhëtojnë drejt stadiumit rival për të thyer mallkimin e viteve të fundit. Çelsi është dominues i Londrës në duelin me Arsenalin në ndeshjet e luajtura në sezonet e fundit dhe do të kërkojë të ruajë sërish traditën.

chelsea-arsenal-composite
STATISTIKA– Çelsi ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi, të vlefshme për kampionatin anglez.

* Skuadra e Arsenalit ka dështuar të shënojë në katër nga 5 ndeshjet e Premier Ligës si udhëtuese në “Stamford Bridge”.

* Mauricio Sarri ka humbur vetëm 4 nga 57 ndeshjet e luajtura në shtëpi me skuadrën e Napolit (43 fitore dhe 10 barazime).

* Fitorja e Çelsit 3-0 kundër Hadërsfildit ishte më e thella në ndeshjen e parë që prej vitit 2008, kur Skolari mundi 4-0 Portsmuthin.

* Alvaro Morata ka shënuar vetëm 1 gol në 15 ndeshjet e fundit të kampionatit. Goli i fundit ka qenë në ndeshjet e Krishtlindjeve.

* Arsenali ka humbur 7 nga 8 ndeshjet e fundit të luajtura në transfertë. Fitorja e fundit është në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar kundër Hadërsfildit.

arsenal-chelsea-gq-17aug18_getty_b

* Nëse Aubamejang do të shënojë, do të jetë goli i 150- të për të në 5 kampionatet kryesorë në Europë. SARRI- Në konferencën për shtyp përpara derbit, trajneri Mauricio Sarri tha se nuk është aspak i shqetësuar për gjendjen e Moratës dhe ka besim që ai do të rikthehet shumë shpejt te goli dhe do të ndihmojë skuadrën për të arritur rezultatet pozitive.

0_Chelsea-v-Arsenal-weekend-preview

“Unë nuk jam aspak i shqetësuar për Moratën. Ai është një lojtar fantastik. Mendoj se në këtë moment i duhet vetëm një gol për të gjetur besimin, por ai është një lojtar i madh. Ai ka nevojë për besim, por është duke punuar shumë. Realisht nuk jam i shqetësuar për të. Të gjithë sulmuesit kur kalojnë një moment të tillë duhet të ruajnë qetësinë”, tha Sarri.

622_1ad251d1-d735-47c3-a9f8-f6297702b6bb

Më tej, gjatë fjalës së tij ai vlerësoi Arsenalin dhe tha se derbi do të jetë i luftuar nga minuta e parë deri tek ajo e fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"