Çelsi bën çmendurinë e radhës, ofertë mbi klauzolën e largimit për yllin e Argjentinës
Klubi i Çelsit po bën çmenduri gjatë merkatos së janarit duke blerë shumë lojtarë të rinj për t’ia vënë në dispozicion trajnerit Graham Poter. Pro lëvizja e fundit e presidentit të bluve londinezë i kalon të gjitha.
Mediat angleze raportojnë se Ted Bohli i ka bërë një ofertë zyrtare Benfikës për Enzo Fernandez, pasi do me çdo kusht mesfushorin e talentuar në radhët e klubit të tij. Por oferta e fundit i ka çuditur të gjithë pasi ai ka vendosur që të rritë me 10 milion paund vlerën e klauzolës së largimit që ka lojtari. Kështu, nga 105 milionë paund që duhet të paguajë për të aktivizuar klauzolën e largimit, ai ka ofruar 115 milionë paund, duke e bërë këtë ofertë shumë tunduese për Benfikën.
Presidenti Rui Kosta raportohet se është kthyer sot pikërisht për këtë arsye në Lisbonë, për të nisur negociatat më konkrete me anglezët të cilët duan me çdo kusht lojtarin gjatë merkatos së janarit. Nëse transferimi do të realizohet, atëherë kjo do të ishe lëvizja më e shtrenjtë e merkatos në historinë e futbollit anglez.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"