Çelsi arrin marrëveshje personale me talentin e Bundesligës, klubi gjerman ul çmimin e lojtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2020 | 13:18

Çelsi arrin marrëveshje personale me talentin e Bundesligës, klubi gjerman ul çmimin e lojtarit

Çelsi raportohet se ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin e Bajern Leverkusenit, Kai Havertz. Sipas asaj që raporton “Goal.com” gjermani ka rënë dakord me klubin londinez për një pagë prej 9-të milionë eurosh në sezon.

havertz

Gjithçka është gati mes lojtarit dhe bluve të Londrës, por tashmë pritet të arrihet akordi mes Çelsit dhe Leverkusenit. Klubi gjerman i kishte vendour lojtarit çmimin prej 100 milionë eurosh. Por së fundmi Leverkusen i ka ulur pretendimet për Havertzin deri në 87 milionë euro.

Çelsi është i gatshëm të paguajë këtë shumë, sidomos pas arritjes së marrëveshjes personale me lojtarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"