Celeski luan me tabelën, shtatë vlonjatë në 11-shen e Flamurtarit. Ja pikantet e sfidës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2020 | 20:48

Celeski luan me tabelën, shtatë vlonjatë në 11-shen e Flamurtarit. Ja pikantet e sfidës

Luhet pa tifozë, e megjithatë entuziazmi nuk mungon. Pa nisur ende loja, një grup fëmijësh kanë qenë dje përpara stadiumit dhe për gati 5 minuta kanë brohoritur: “Flamurtari, Flamurtari”.

Flamurtari

-Në tribunën qendrore Sinan Idrizi ka qenë i shoqëruar nga presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu. Në shoqërinë e tyre edhe ish-sulmuesi Arbër Abilaliaj.

– Klajdi Kola rikthehet në Vlorë pas 12 vitesh. Ai ka qenë gjyqtar i katërt në takimin e djeshëm.

– Pak para se të vinte goli i barazimit 1 me 1, Troisi i flet Qarrit dhe i beson goditjen e dënimit. “Mateo ik” dhe sa përfundon fjalën braziliani, Pjeshka shënon pas topit që mori nga Qarri.

– Edi Martini ka qenë dje mjaft i acaruar me lojtarët e tij në shumë momente të lojës. Mes të tjerëve shpesh i ka tërhequr vëmendjen Dejvid Kapllanit dhe Lorenco Vilës.

-Plotë 7 vlonjatë në formacionin titullar. Moçka, Qarri, Ballaj, Muçollari, Hasanaliaj, Rrapaj, Hoxhaj.

-Idrizi, Hasanbelliu, Abilaliaj kafe në tribunë në pushim të pjesës së parë, ndërsa nuk mungojnë diskutimet.

-Portieri Celeski luan me tabelën elektronike në pushimin e pjesës së parë. Por ky moment nuk shkon pa u vënë re nga tribuna, ku dëgjohet: “Po ky do zëvendësojë veten”?

-Pas humbjes së penalltisë nga Ribaj, trajneri Marcelo Troisi ulet në stolin jashtë pankinës duke medituar, pranë fotografit të klubit.

-Durrsakët shpërthejnë në festë në dhomat e zhveshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"