Çelësi i suksesit/ 31 ndryshime për 9 fitore, ja sekreti i Ançelotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2022 | 23:27

Çelësi i suksesit/ 31 ndryshime për 9 fitore, ja sekreti i Ançelotit

Me kampionatin të ndalur si pasojë e ndeshjeve të Ligës së Kombeve, në Madrid kanë nxjerrë bilancet e para. Reali i ka bërë një nisje perfekte sezonit me 9 fitore në po kaq takime mes kampionatit spanjoll dhe kupave të Europës.

Carlo-Ancelotti-smoking-a-cigar-414x247

Të gjithë po mundohen të analizojnë ecurinë e “Los Blancos” dhe sekretin e suksesit të Realit. Gjithçka duket e qartë, çelësi i suksesit është tek aftësia e Karlo Ançelotit për të menaxhuar në mënyrë ideale skuadrën.

Në nëntë takimet e para të sezonit, Ançeloti nuk e ka përsëritur asnjëherë një formacion. Ai ka bërë 31 ndryshime në formacionin titullar, ndryshime që i kanë dhënë mundësi skuadrës të shprehet në maksimumin e saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"