Çekiçi: Pres ftesën e Panuçit, te Dinamo e Zagrebit s’më do trajneri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2018 | 22:44

Çekiçi: Pres ftesën e Panuçit, te Dinamo e Zagrebit s’më do trajneri

Endri Çekiçi është një prej talenteve kuqezi që po presin trajnerin e kombëtares, Kristian Panuçi, që të kthejë sytë për t’i dhënë një shans. Mesfushori është pjesë e skuadrës së dytë të Dinamos së Zagrebit, në ligën e dytë kroate. Vetë futbollisti kuqezi ka treguar në lidhje me kalimin e tij në skuadrën e parë të gjigantit kroat.

CEKICI-658x370

Nuk i kam shumë të mira marrëdhëniet me trajnerin e ekipit të parë dhe problemi qëndron vetëm aty. Megjithatë, do të pres deri në verë se edhe trajneri nuk i ka shumë të mira marrëdhëniet me klubin. Pastaj, nëse trajneri qëndron, pas verës besoj se do të lëviz”, është shprehur fillimisht Çekiçi.

Merkato – Mesfushori kuqezi ka qenë gjithmonë në qendër të merkatos së transferimeve, pasi një sërë ekipesh e kanë pikasur atë dhe kanë shprehur interes për shërbimet e futbollistit të Kombëtares U-21. “Në janar kisha disa oferta, por është më mirë të presësh 3-4 muaj dhe të promovohem te Dinamo e Zagrebit, sesa të nisja gjithçka nga e para në një ekip tjetër”, ka vijuar mesfushori për “Super Sport”.

grezda cekici

Shpresat – Çekiçi është një prej lojtarëve kyç në ekipin Shpresa dhe në radhë janë dy sfida kualifikuese që të besuarit e trajnerit Alban Bushi do të zhvillojnë. “Jam i bindur se edhe ftesa nga Kombëtarja do të vijë. E rëndësishme është që të kaloj te ekipi i parë i Dinamos ose në një tjetër Ligë të fortë. Unë gjithmonë do të jap maksimumin dhe Kombëtarja A është një ëndërr për çdo lojtar shqiptar. Besoj që ftesa do të vijë.

cekici

Synimi im është të kem minuta dhe të jem në formën më të mirë dhe besoj që do të grumbullohem në Kombëtaren A. Fizikisht dhe psikologjikisht ndihem shumë mirë dhe mendoj se në mars do të jem gati për ndeshjet e ekipit Shpresa me Sllovakinë. Do të synojmë pikët, sepse gjithmonë kur luajmë në shtëpi objektivi është fitorja”, ka deklaruar Endri Çekiçi.

Në ndeshjen e radhës miqësore me Norvegjinë, trajneri Panuçi do të bëjë disa afrime në skuadrën përfaqësuese, ndaj pritet që fillimisht të jetë një shans për talentet e skuadrës Shpresa dhe më pas edhe për prurje të reja te kuqezinjtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"