Çekiçi në fushë me shirit të zi, sulmuesi dëmtohet në kofshë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 11:55

Çekiçi në fushë me shirit të zi, sulmuesi dëmtohet në kofshë

Endri Çekici me Olimpia Ljubjanën ka qenë një golashënues i rregullt në Slloveni. Jo vetëm asiste dhe gola të rëndësishëm, por edhe realizime të mrekullueshme me goditje nga jashtë zonës, si dhe me anë të goditjeve të dënimit. 

endri cekici

Dje, mesfushori pogradecar ka zbritur në fushë me një shirit të zi në krah. “Panorama Sport” ka mësuar se ish-mesfushori i Kombëtares Shpresa është solidarizuar me viktimat që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit në vendin tonë dhe dje zbriti në fushë me një gjest simbolik që nënkupton zinë.

Për fat të keq, lojtari ka dalë nga fusha e lojës në minutën e 21-të, në ndeshjen që Olimpija Ljubjana fitoi 1-2 ndaj Bravos. Mesfushori me tipare sulmuese ka ndierë një shqetësim muskulor në kofshë dhe në ditët në vijim do të mësohet edhe shkalla e dëmtimit. Paraprakisht, mësohet të jetë një tërheqje e lehtë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"