Çekiçi mban peng Bushin, Shqipëria kërkon hakmarrje kundër Sllovakisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2018 | 9:33

Çekiçi mban peng Bushin, Shqipëria kërkon hakmarrje kundër Sllovakisë

Mes pengut për humbjen me dy gola në minutat e fundit dhe dilemave për formacionin, Alban Bushi dhe Kombëtarja Shpresa do të kërkojë hakmarrjen në Sllovaki. Ekipi U-21 do të luajë ditën e sotme në orën 17:20 për të rikuperuar gabimet e bëra në “Selman Stermasi”, por mbi të gjitha për të tentuar fitoren e dytë në fazën e grupeve të eliminatoreve për Europianin.

Shpresat

Trajneri Bushi u shpreh optimist përpara kësaj sfide dhe tha se ka në dispozicion një ekip, me të cilin mund të marrë rezultate shumë pozitive, ndërsa tregoi se tani ekzistojnë vështirësi sepse shumë lojtarë të ekipit U-21 po provohen nga trajneri Kristian Panuçi.

DILEMAT- Nuk dihet ende nëse Endri Çekiçi është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen e parë dhe gjithçka do të vendoset në minutat e fundit përpara fillimit të ndeshjes. Në rast se ai nuk do të luajë, atëherë Çinari do të jetë zëvendësuesi i tij.

Formacionet

Por në mesfushën e ekipit kombëtar do të ketë një tjetër mungesë të madhe. Keidi Bare është në ekipin Kombëtar A dhe dje debutoi kundër Norvegjisë. Për të zëvendësuar atë, mund përdoret mesfushori i Vllaznisë, Krymi. U-19- Ditën e sotme do të luajë gjithashtu edhe Kombëtarja U-19 e Erjon Bogdanit.

Në Lushnjë, ishsulmuesi i Kombëtares ka shansin për të treguar vazhdimësi ndaj Kazakistanit, ekip kundër të cilit arriti fitoren disa ditë më parë me rezultatin 1-0. Kjo është një ndeshje miqësore për të provuar lojtarët e duhur për të ardhmen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"