Çekia me masa të rrepta sigurie për ndeshjen me Kosovën, kreu i federatës: UEFA është e gatshme të japë dënim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 14:43

Çekia me masa të rrepta sigurie për ndeshjen me Kosovën, kreu i federatës: UEFA është e gatshme të japë dënim…

Kosova vazhdon të besojë te kualifikimi për në Euro 2020, teksa dy ndeshjet e ardhshme janë vendimtare për të përcaktuar fatin e dardanëve.Kosova festa e golit

Ekipi i drejtuar nga Shaland, në 14 nëntor ka një ndeshje të rëndësishme siç është ajo kundër Çekisë në transfertë, ndeshje e cila do të përcaktojë se cila nga këto dy kombëtare do të vazhdojë më tej.

Në prag të kësaj sfide të rëndësishme vendi pritës që është Çekia, ka vendosur të marrë masa të rrepta sigurie, për të parandaluar ndonjë incident apo thirrje politike gjatë zhvillimit të ndeshjes. Federata çeke ka ndryshuar edhe shitjen e biletave, të cilat do të blihen vetëm nga personat fizikisht dhe jo online, siç ishte parashikuar.

Kreu i Federatës së Futbollit të Çekisë, Martin Malik, iu ka kërkuar tifozëve të shmangin thirrjet politike, pasi diçka e tillë nuk lejohet nga UEFA: “Ndeshja e 14 nëntorit është e një rreziku të lartë, dhe ne do të mundohemi të garantojmë sigurinë në stadium. UEFA na e ka bërë të qartë se asnjë thirrje politike apo raciste nuk do të tolerohet. Ata janë të gatshëm të japin dënime shembullore. Iu bëj thirrje tifozëve të shmangin çfarëdolloj thirrje politike kundër Kosovës.”, u shpreh Malik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"