Çekia “leksion” Polonisë, trajneri Silhavi: I lumtur për 3 pikët e para, të mposhtim edhe Moldavinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 16:32

Çekia “leksion” Polonisë, trajneri Silhavi: I lumtur për 3 pikët e para, të mposhtim edhe Moldavinë

Çekia i dha një “leksion” Polonisë duke i mposhtur me rezultatin 3-1, në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024-ës. Pas fitores foli edhe trajneri i çekëve, Jaroslav Silhavi.coufalpoland1220

“Duhet të lavdëroj lojtarët e mi për performancën e tyre dhe për rezultatin. Ndeshja shkoi mirë, taktika funksionoi në çdo aspekt. Në pjesën e parë ishte veçanërisht mirë, luajtëm përpara, u krijuam probleme polakëve. Shënuam tre gola dhe luajtëm shumë mirë ndaj kundërshtarëve kaq të fortë, favoritëve të grupit. Më vjen mirë që morëm tre pikë pas ndeshjes së parë. Tani duhet të konfirmojmë formën e mirë në Moldavi, tha trajneri Silhavi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"