Çeferin zbulon mesazhin e Murinjos pasi siguroi finalen e Tiranës: Kaq shumë zemra nuk m’i kanë nisur as femrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2022 | 23:09

Çeferin zbulon mesazhin e Murinjos pasi siguroi finalen e Tiranës: Kaq shumë zemra nuk m’i kanë nisur as femrat

Zhoze Murnbjo është i entuziazmuar për udhëtimin e tij drejt Tiranës për të marrë pjesë në finalen që mund të jetë historike për të në Ligën e Konferencës. Dhe për të kuptuar entuziazmin e portugezit, mjafton të dëgjosh fjalët e Aleksander Çeferin. Presidenti i UEFA-s ka dhënë një intervistë në vendlindje për 24ur.com ku ka treguar pikërisht një shkëmbim mesazhesh me teknikun portugez të Romës.

murinjo ceferin

“Kishte aq shumë skeptikë për Ligën e Konferencës. Unë mora një SMS nga Zhoze Murinjo pasi u kualifikua dhe ai ishte shumë i emocionuar. Aq shumë zemra nuk m’i kanë nisur as femrat”, tha me humor presidenti i UEFA-s.

“Zhoze Murinjo është një njeri i cili jeton me futbollin, i cili është emocional për futbollin. Ai nuk e vret mendjen nëse fiton apo humbet. Ai ka fituar gjithçka në futbollin e klubeve dhe tani ka mundësinë që të jetë i pari në histori dhe kjo ka një rëndësi të madhe për të, nëse fiton Ligën e Konferencës. Kjo është një reklamë e mirë për turneun. Pastaj nëse krahasojmë finalistët e Ligës së Europës me ata të Ligës së Konferencës, janë thuajse të barabartë”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"