Ceferin vjen në Tiranë, ja axhenda e presidentit të UEFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 10:16

Ceferin vjen në Tiranë, ja axhenda e presidentit të UEFA-s

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, është “kryefjala” e ditës së sotme. Të gjithë presin sfidën dhe inaugurimin e stadiumit, por zyrtarët e FSHF-së dhe presidenti i UEFA-s, Ceferin do ta nisin ditën më herët, duke pasur një axhendë të mbushur me aktivitete.

Duka-Ceferin tetor 2016

Ceferin do të takojë ditën e sotme, kryeministrin Edi Rama dhe do të dekorohet nga presidenti i Republikës Ilir Meta. Në mbrëmje do jetë prezentë në inaugurimin e stadiumit të ri.

Ja programi i publikuar nga FSHF:

12:30- Presidenti Ceferin dhe delegacioni tij takohet ne Kryeministri me z. Edi Rama
13:00 – Vizita e Presidentit Duka dhe Presidentit të UEFA, Aleksandër Ceferin, në Shtëpinë e Futbollit
14:00 – Drekë zyrtare për të ftuarit e UEFA-s dhe FIFA-s në Pallatin Mbretëror
18:00-18:30 / Ceremonia e dekorimit të Presidentit të UEFA-s nga ana e Presidentit të Republikës
18:40 – Vizitë në muzeun e stadiumit
19:00-19:30 – Konferencë zyrtare për shtyp e Presidentit Duka me Presidentin Ceferin
19:40-20:20 – Ceremonia inauguruese e stadiumit dhe fjalimet e Presidentit Duka, Presidentit Ceferin dhe Kryeministrit Rama

 /PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"