“Ceferin përplasi për muri Anjelin dhe Uduardin”, Kasano: Më qan zemra për… Eriksenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2021 | 20:16

“Ceferin përplasi për muri Anjelin dhe Uduardin”, Kasano: Më qan zemra për… Eriksenin

Antonio Kasano flet si gjithmonë pa shumë gjysmëterma. Dhe tashmë në takimin klasik të “Bobo TV”, ish-sulmuesi ka përdorur fjalë të forta kundrejt tri skuadrave italiane (Juventus, Inter dhe Milan) që i janë bashkuar Super Ligës: “Është e pamendueshme të konsiderohet një kampionat më vete.

kasano

Këto fuqi të mëdha të futbollit duhet të kuptojnë që është një sport i popullit, edhe i skuadrave të vogla, që janë shumë të rëndësishme. Unë do t’i kërkoja federatës sime, FIGC-it, që nëse Juventusi, Milani dhe Interi kanë vendosur kështu, të përjashtohen. Të bëjnë një kampionat të tyrin pa shqetësuar. Për mua, kompeticioni i ri nuk qëndron as në qiell e as në tokë. Është e pamendueshme që këto 12 skuadra të duan të luajnë një Champions më vete. A e dëgjuat Ceferinin? Përplasi për muri Anjelin dhe Uduardin, duke thënë fjalë të rënda dhe të vërteta, përndryshe e padisin. Nuk komandojnë vetëm skuadrat e mëdha, pasi edhe Notinghem Forest, që ka dy Liga Kampionesh, do të duhet të luante në Super Ligë”.

NAPOLI-INTER – Disa fjalë lidhur edhe me sfidën e fundit të Interit, të barazuar 1-1 kundër Napolit: “Pjesën e parë u paraqit më mirë Napoli, por pa raste të mëdha, për nga mënyra se si shkoi ndeshja rezultati 1-0 ishte i drejtë. Me kurajë dhanë diçka më shumë, ushtruan presing të avancuar dhe luajtën ndeshjen. Porsa realizuan, më pas, kryen një gabim dhe nuk ishte meritë e Interit. Nëse Napoli do të vazhdonte të luante në atë mënyrë, Interi ndoshta dilte nga gjysmëfusha dhe zhbalancohej. Thirrën armikun në shtëpi, kur merr lojtarë cilësorë në zonën tënde më pas diçka del në pah. Barazimi është i drejtë, Interi pati më shumë kurajë në shtesë jo për meritë të vet, por pashë një ndeshje me ritëm të ulët. Dhe mos më thoni që Interi luan më mirë se Siti… Më pas shikoj Krotonen, ka 15 pikë por Simi ka shënuar 17 gola. Berardi ka 100 gola në Serinë A. Kur them që futbolli italian po shkon nga shiu në breshër…”.

ERIKSEN – Në mbyllje, disa fjalë për Eriksenin: “Dikush tha se Interi humbi titullin vitin e kaluar në përpjekje për të përfshirë në skema Eriksenin, këtë vit bëri kthesën me Eriksenin. Është një lojtar mbi normë, po flasim për një kampion. Kampion! Të dielën më qante zemra kur e shikoja të qarkullonte bosh, të mbronte. Është si të shikosh De Jongun, i cili është shumë më i fortë apo Iniestën të vrapojë nga e majta në të djathtë pa prekur topin. Për mua është çmenduri, por secili e shikon në mënyrën e tij”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"