Çeferin bëhet gati për “luftë”: Europa dhe Amerika e Jugut nuk marrin pjesë në Botërorin e ri. Do vrasim futbollin dhe lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2021 | 17:48

Çeferin bëhet gati për “luftë”: Europa dhe Amerika e Jugut nuk marrin pjesë në Botërorin e ri. Do vrasim futbollin dhe lojtarët

Aleksander Çeferin e ka cilësuar si të papranueshme idenë e FIFA-s për të zhvilluar Kampionatin Botëror çdo dy vite. Plani i ri që po ndërton grupi i punës në FIFA nuk i pëlqen presidentit të UEFA-s i cili ka bërë të ditur në një intervistë për “The Times” se është kundër kësaj ideje.

infantino ceferin

 

“Ne të UEFA-s dhe amerikano-jugorët e CONMEBOL jemi në të njëjtën linjë dhe mund të vendosim të mos marrim pjesë. Unë mendoj se nuk do të ndodhë kurrë, do të shkohej kundër parimeve themelore të futbollit. Të luash një turne njëmujor çdo verë do të ishte e vështirë për lojtarët. Kupa e Botës vlen kaq shumë pikërisht për faktin se luhet çdo katër vite dhe të gjithë e presin. Ashtu si Olimpiadat.

Ne nuk e mbështetim Botërorin çdo dy vite dhe shpresoj që FIFA t’i thërrasë mendjes. Botërorët dhe Europianët duhet të zhvillohen çdo katër vite. Rëndësia e kompeticioneve të tilla është pikërisht se zhvillohen në një distancë të tillë kohore. Zhvillimi i tyre çdo dy vite nuk do të sillte dyfishim të ardhurash. Për UEFA-n mund të ketë përfitime financiare por problemi është se do të vrasim futbollin. Edhe lojtarët”, tha Çeferin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"