“Çdokush kalon kohë të vështira”, Ozil sqaron të ardhmen: Do të qëndroj te Arsenali, të paktën deri në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 13:40

“Çdokush kalon kohë të vështira”, Ozil sqaron të ardhmen: Do të qëndroj te Arsenali, të paktën deri në…

Prej kohësh qarkullojnë lajme se Mesut Ozil do të largohet nga Arsenali në merkaton e verës, për shkak se nuk është në planet e trajnerit Unai Emeri.emeri ozil

Megjithatë dëshira e lojtarit është të qëndrojë te “Topçinjtë”, të paktën deri në fundin e kontratës së tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, mesfushori është shprehur se çdo kush kalon kohë të vështira, por nuk do të largohet: “Unë kam një kontratë deri në vitin 2021 me këtë klub dhe do të qëndroj deri në fund të saj këtu. Kur firmosa kontratën e re, unë u mendova shumë dhe mendoj se ishte një nga vendimet më të rëndësishme të karrierës sime.

Nuk doja që të qëndroja te Arsenali vetëm 2 ose 3 vjet, por doja të luaja më shumë në të ardhmen dhe klubi donte të njëjtën gjë. Çdo kush kalon momente të vështira, por kjo nuk do të thotë se duhet të largoheni dhe unë nuk do ta bëj.ozil

A jam jashtë për shkak të dëmtimit? Ndihem i irrituar për këtë, pasi unë jam jashtë prej dëmtimit, ndërsa njerëzit pyesin nëse kjo është e vërtetë.”, u shpreh Ozil.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"