“Çdo skuadër sot mund të fitonte”, Memelli i zhgënjyer: Në takimin e kthimit do të luajmë në kushte të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 17:10

“Çdo skuadër sot mund të fitonte”, Memelli i zhgënjyer: Në takimin e kthimit do të luajmë në kushte të tjera

Skënderbeu u mund në shtëpinë e tij me rezultatin 0-1 nga Teuta në sfidën e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Kjo gjë sigurisht nuk i la një shije të mirë teknikut të korçarëve, Migen Memellit. Në një prononcim për “Super Sport”, tekniku dha mendimin e tij për sa i përket sfidës.

memelli

“Besoj se në takimin e kthimit do të luajmë në kushte të tjera, sepse siç e patë dhe sot terreni ishte i papërshtatshëm për të dyja skuadrat. Çdo skuadër sot mund të fitonte me këto detaje të caktuara. Mungesa e eksperiencës është ajo që na vret në këtë pikë.”

Sfida e kampionatit? – Do të shikojmë mu si do të jetë terreni, dhe do t’i përshtatem lloj momenti. Terreni nuk i lë ekipet të performojnë ashtu siç duhet, për të mos pastaj për taktikë. Ajo që vihet re është konsumi fizik dhe afrimi i topit sa më afër zonën kundërshtare, për të dyja skuadra.

Afrimi i Shehit? – Parë nga dëmtimi i Vitis të qëndrojë 4-6 javë jashtë, mendoj se ke një afrim cilësor. Dajani bëri një ndeshje mirë sot, është një djalë i përqendruar, i përkushtuar te pozicioni i tij, por edhe lojtarët e tjerë kur të vijnë nga dëmtimet do të jen konkurrues në atë repart.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"