Çdo ndeshje titullarë te Partizani, ja kush janë dy të paprekshmit e formacionit të Gegës

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 24, 2018 | 22:56

Çdo ndeshje titullarë te Partizani, ja kush janë dy të paprekshmit e formacionit të Gegës

Për të pasur një mbrojtje të fortë, duhet që e gjithë skuadra të punojë në këtë aspekt, por sigurisht që meritat i marrin ata që luajnë në këtë repart. Të gjithë kanë dhënë kontribut të çmuar në ekipin e Partizanit, por trajneri Skënder Gega ka dy mbrojtës të “paprekshëm” në formacionin e tij titullar.

partizani

Në pesë ndeshjet e luajtura deri tani, ka qenë mbrojtësi i djathtë Labinot Ibrahimi dhe qendërmbrojtësi Belica që i ka marrë të gjitha minutat dhe luan si titullar. Dy të tjerët (mbrojtësi tjetër qendror) dhe ai i majtë alternohen. Atanda ka luajtur si titullar në 4 ndeshje, ndërsa në njërën prej tyre ka qenë Gojkoviç përkrah Belicës. Në krahun e majtë ka pasur më shumë rrotacion ku Kalari ka qenë 3 herë titullar dhe 2 herë Lorenc Trashi.






www.minuta90.com