“Çdo humbje është disfatë pavarësisht ndaj kujt luan”, Rustem Hoxha: Me fat e kalojmë edhe Granadën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2020 | 18:20

“Çdo humbje është disfatë pavarësisht ndaj kujt luan”, Rustem Hoxha: Me fat e kalojmë edhe Granadën

Mbrojtësi i Teutës, Rustem Hoxha, e vlerësoi si pozitive testin miqësor ndaj Vllaznisë, ku skuadra durrsake u mposht me rezultatin minimal 1-0. Në prononcimin për mikrofonin e “RTSH Sport”, Hoxha foli edhe në lidhje me përballjen që i pret pas 1 jave ndaj Granadës.

Hoxha

“Në këto ndeshje nuk ka shumë rëndësi rezultati. Mendoj që zhvilluam një ndeshje të mirë, jo aty ku e donim, por pozitive. Granada është një kundërshtar shumë i vështirë. Dihet çfarë niveli është La Liga. Do të futemi me besim, nuk kemi çfarë humbim. Ishalla kemi fat.

Grupin e kemi shumë të mirë. Afrimet e reja janë lojtarë cilësorë dhe pozitivë si njerëz. Gjithçka po shkon shumë mirë. Çdo humbje është disfatë pavarësisht ndaj kujt luan. Uroj që ta kalojmë edhe Granadën. Teuta pikën më të fortë ka grupin, nuk ka pikë më të fortë se grupin.

Jam i lumtur jam në shtëpinë time dhe te ekipi i zemrës. Është meritë e të gjithë ekipit që po mbrojmë mirë. Shpresojmë që të vazhdojmë kështu”, u shpreh mbrojtësi durrsak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"