“Çdo herë po bëjmë gabime të përsëritura”, Lenjani: Kombëtarja ndryshon nga klubet, duhet të japin gjithmonë 100%

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 23:50

“Çdo herë po bëjmë gabime të përsëritura”, Lenjani: Kombëtarja ndryshon nga klubet, duhet të japin gjithmonë 100%

Ermir Lenjani ishte autori i golit në barazimin 1-1 që Shqipëria arriti në shtëpi ndaj Islandës. Në prononcimin pas ndeshjes, autori i golit ndër të tjera u shpreh:

lenjani5

“Jam i lumtur për golin, por më shumë jam i mërzitur që nuk arrijmë 3 pikë. Çdo herë po bëjmë gabime të përsëritura. Duhet të luftojmë më shumë në minutat e fundit për të arritur fitoren. Kemi lojtarë me shumë kualitete, që luajnë në liga të larta, por duhet të luftojmë më shumë, ata duhet të mësohen, që në Kombëtare duhet të japin 100 %, ndryshojnë klubet nga Kombëtarja.

Isha shumë i emocionuar që shënova dhe nuk mendova për salton. Jam i lumtur që dhashë golin, por i mërzitur që nuk arritëm fitoren. Gjithmonë do të jap çfarë mundem”, u shpreh Lenjani për “TV Klan”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"