“Çdo gjë do të zgjidhet”, Idrizi bisedë me Moçkën dhe Ribajn: Dilni në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 17:38

“Çdo gjë do të zgjidhet”, Idrizi bisedë me Moçkën dhe Ribajn: Dilni në stërvitje

Një tjetër takim për të bindur Shpëtim Moçkën dhe Andi Ribajn. Orët e fundit administratori Sinan Idrizi është takuar me këta dy lojtarë. “Panorama Sport” mëson se kreu i klubit vlonjat është gati t’u plotësojë çdo kërkesë financiare dhe ka kërkuar që Moçka dhe Ribaj të dalin në stërvitje.
pjimage-16-e1598357197547
“Ju jeni lojtarë të Flamurtarit, çdo gjë tjetër do të zgjidhet. Ma lini mua në dorë dhe dilni në stërvitje, shkoni filloni punën”, mësohet t’u ketë thënë Idrizi dy lojtarëve.

Moçka dhe Ribaj dëshirojnë të vazhdojnë të luajnë në Vlorë, megjithatë duan të shlyhen me detyrimet e prapambetura. “Përderisa nuk shkuam në ekipe të tjera, duam të kontribuojmë për Flamurtarin në këtë moment të vështirë, për ta ngjitur sa më shpejt në Superiore, por duam të paguhemi për pagat e prapambetura”, janë shprehur Moçka dhe Ribaj.

Ndërkohë, trajneri Dritan Resuli duket se nuk është bindur nga kosovari Ilir Gashi dhe maqedonasi Burak Menga, të cilët mendohej të ishin përforcimet e Flamurtarit.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"