”Çdo fitore na jep siguri”, Etrit Berisha në prag sfide ndaj Kazakistanit: Besoj se këto dy ndeshje do ti fitojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 13:31

”Çdo fitore na jep siguri”, Etrit Berisha në prag sfide ndaj Kazakistanit: Besoj se këto dy ndeshje do ti fitojmë

Në prag të sfidës me Kazakistanit, përpara mediave në konferencë për shtyp ka dalë kapiteni i Shqipërisë, Etrit Berisha, i cili është shprehur se nuk ka ndeshje të lehta, duke shtuar se të gjitha kanë rëndësinë e tyre.

berisha

”Çdo fitore të jep siguri dhe motiv më të madh për të shkuar edhe në ndeshjet e tjera. Ndeshja me Kosovën e ka rëndësinë e vet, pro jo sikur ajo me Kazakhistanin. Ne jemi të koncentruar për këtë ndeshje. Trajneri ka bërë disa ndërrime. Gjithë djemtë bënë një punë të mirë. Në të ardhmen mund të ketë vështirësi për formacionin. Besoj se këto dy ndeshje do i fitojmë.

Kemi lojtarë me eksperiencë dhe të ri që po bëjnë mirë. Ndeshja e fundit ishte e mirë për të gjithë. Me ardhjen e disa lojtarëve, kualiteti do rritet edhe më shumë. Këto ndeshje që duhen pikë duhet të jemi të gjithë bashkë. Shiriti i kapitenit? Nuk ndryshon asgjë, pasi unë jap gjithmonë maksimumin. Nesër na pret një ndeshje e rëndësishme. Mendoj se jemi më mirë se Kazakistani, po e përgatisimin ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Faktori shtëpi do ndikojë.

Patëm paraqitje të mirë atje, kishim raste të pastërta shënimi. Po t’i shënonim, do flitej ndryshe. Unë mendoj se ekipi reagoi mirë, duke krijuar raste, por mungoi goli. Tani jemi në shtëpi dhe të tregohemi më konkret. Kazakistani? Janë mirë të organizuar në mbrojtje. Në këtë pjesë jemi përgatitur mirë dhe do shfrytëzojmë gabimet. Nuk ka ndeshje të lehta, trajneri e ka përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme”, përfundoi Etrit Berisha

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"