“Çdo ekip i ri që vjen në Superiore nuk qëndron më shumë se një sezon”, Ramadani: Lamë pas 2 skuadra me shumë histori, ju tregoj çfarë më ka thënë presidenti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2022 | 21:05

“Çdo ekip i ri që vjen në Superiore nuk qëndron më shumë se një sezon”, Ramadani: Lamë pas 2 skuadra me shumë histori, ju tregoj çfarë më ka thënë presidenti

Egnatia arriti t’ia dilte mbanë duke siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar edhe për të paktën 1 sezon. Rrogozhinasit mposhtën Korabin me rezultatin 2-0 në finalen e “Play-Out”-it, duke vazhduar kështu rrugëtimin.

ramadani2Për këtë ecuri pozitive të Egnatias, një meritë të madhe ka padyshim  edhe trajneri Zekerija Ramadani, i cili foli pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, ku u shpreh:

“Në bazë të statistikave çdo skuadër që vjen e re në Superiore nuk rri më shumë se një sezon. Unë mendoj se kemi bërë një punë të mirë. Sa i përket ndeshjes mund të themi që ishte një kundërshtar i panjohur, por mendoj që kishim mjaft kohë për të punuar me ekipin dhe bëmë mjaft mirë dhe bëmë mirë ndaj këtij kundërshtari që jo rastësisht ka dalë në vend të tretë në Kategorinë e Parë, pasi kishte shumë eksperiencë brenda saj.

Kishim dëshirë dhe vullnet shumë sepse ne kishim shumë për të humbur, ndërsa ata nuk kishin çfarë të humbnin. Ndërsa sa i përket qëndrimit në Superiore ndoshta është pak të thuhet, por nëse kthehemi mbrapa ne lamë pas Skënderbeun dhe Dinamon që kanë më shumë histori, por ishte një punë e madhe. I uroj futbollistët, ka qenë një sezon mjaft i lodhshëm, pasi në disa momente kemi qenë mirë e disa momente kemi lënë pikë, por skuadra e tregoi që dëshiron të jetë në Superiore.

Gabimet: Njerëz jemi gabojmë, kur ke rezultat pozitiv mendon se je mirë dhe nuk i sheh mangësitë, pastaj kur ke rezultate negative analizon më thellë, por janë bërë disa gabime në fillim të kampionatit. Në janar kemi bërë lëvizje mjaft të mira me prurjet e reja dhe kjo u duk edhe në lojën e skuadrës.

E ardhmja, do jeni te Egnatia sezonin tjetër? Jemi takuar me presidentin, por nuk kemi diskutuar për rinovimin pasi kjo ndeshje na ka lodhur tepër. Besoj se që nesër mund të ulemi të bisedojmë dhe shpresoj që të gjejmë një gjuhë të përbashkët sepse unë dua të vazhdoj dhe presidenti më ka thënë që do të ketë edhe prurje të reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"