“Dje futbollistët janë paguar”, Marantas: Lojtarët e Luftëtarit zgjohen në orën 11, pa disiplinë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 18:16

“Dje futbollistët janë paguar”, Marantas: Lojtarët e Luftëtarit zgjohen në orën 11, pa disiplinë…

Trajneri i Luftëtarit, Jorgos Marantas, doli ditën e sotme para mediave, në vigjilje të ndeshjes që ekipi i tij luan nesër ndaj Bylisit. jorgos marantas

Marantas deklaroi se gjirokastritët kanë probleme me dëmtimet, ndërsa gjithashtu theksoi se Bylisi, që gjendet me meritë në krye.

Tekniku grek gjithashtu preku edhe temën e disiplinës, teksa u bëri të qartë lojtarëve se duhet të ndjekin një program, e të mos zgjohen vonë e të vijnë në stërvitje me vonesë.

GJENDJA – Është një ndeshje e vështirë. Bylisi ndodhet lart në renditje. Për ne, çdo ndeshje është e vështirë. Përgatitja e ekipit vazhdon për çdo ndeshje, dhe prej kësaj mundohemi të marrim pikë nëpër ndeshje. Edhe në stërvitjet e fundit, kemi punuar në disa pika të dobët që kemi shfaqur së fundmi. Nëpërmjet stërvitjeve, mundojmë të korrigjojmë dobësitë, dhe të fitojmë pikët.

PIKËT – Unë në çdo ndeshje pres fitore. Ekipi ndodhet në fundin e renditjes. Në 3 ndeshjet e fundit, kemi marrë vetëm 1 pikë. Në ndeshjet e tjera morëm 5 pikë. Kemi luftuar në çdo ndeshje deri në fund. Të njëjtën gjë pres dhe nesër nga lojtarët e mi, që të jenë të fortë deri në fund për të marrë rezultatin që duam.

DËMTIMET – Kemi disa probleme, që nuk dihet nëse do i kalojmë. E sigurt që nuk luan portieri titullar, Paiteris. Gjithsesi, kemi portier mjaft të mirë edhe në stol. Kemi disa probleme me Vient dhe Demon. Do shikojmë deri në momentin e fundit.

jorgos marantas1

NDAJ BYLISIT – Siç e thashë dhe më sipër, Bylisi ndodhet lart në renditje, me meritë. Ka lojtarë të mirë, dhe është favorit në këtë ndeshje.

DISIPLINA – Nuk ka çfarë luan asgjë në ekip. Nuk erdhën në orën 6, erdhën në orën 7. Ishte në hapësirën e stërvitjes. Ishte një stërvitje krejt ndryshe. Nëse doni hollësi, do ua them direkt. Mbledhja ishte në hapësirën e stërvitjes, por ka lojtarë që zgjohen në orën 10-11. Për fat të keq, ka lojtarë që vijnë vonë në stërvitje. Nëse vazhdon ky program, nuk kanë trajtim të mirë. I mblodha në takim, për t’u thënë se ka rregull dhe disiplinë. Lojtarët duhet të zbatojnë programin, jo vetëm për rrogën, por edhe për të respektuar ekipin. Që të jetë një lojtar profesionist, duhet të ketë program. Për këtë arsye, u bë dhe ai takim, që futbollistët të mësojnë të jenë rigoroz.

FINANCAT – Nuk më përket mua kjo çështje, për këtë mund të flasin drejtuesit. Unë di se ditën e djeshme, lojtarët u paguan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"