“Çdo ditë ndodhin gjëra të reja”, Ibra flet për të ardhmen: Kush mundi ta parashikonte …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 21:15

“Çdo ditë ndodhin gjëra të reja”, Ibra flet për të ardhmen: Kush mundi ta parashikonte …

Sulmuesi i Milanit, Zllatan Ibrahimoviç ka dhënë një intervistë për gazetën suedeze “Svenska Dagbladet”, ku ka deklaruar se akoma nuk e di se çfarë dëshiron për të ardhmen e tij.

Ibrahimovic.Milan.2019.20.urla.750x450

Duke theksuar se çdo ditë ndodhin gjëra të reja, 38 vjeçari suedez u ndal të komentonte dhe situatën e krijuar nga koronavirusi, duke e quajtur tragjik faktin që është ndalur futbolli.

ibrahimovic.milan.2019.20.stizzito.750x450

Koronavirusi- Filloi të përhapej dhe në botën e futbollit, prandaj i mbyllën të gjitha mjediset sportive. Është tragjik fakti që kampionatet e futbollit janë ndalur, por duhet të respektojmë rregullat dhe të jemi të durueshëm. Duhet të gjejmë një zgjidhje në të mirë të të gjithëve. Shëndeti është gjëja më e rëndësishme.

E ardhmja- Të shohim. Akoma nuk e di se çfarë dëshiroj për të ardhmen time. Çdo ditë ndodh diçka e re. Kush arriti ta parashikonte koronavirusin? Duhet ta shijojmë jetën. Kam një familje për të cilën duhet të kujdesem. Ata janë mirë, kështu që edhe unë jam mirë.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"