“Çdo ditë është provim”, Mehmeti: Penalltia? Për sa kohë arbitri e pa…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 19:12

“Çdo ditë është provim”, Mehmeti: Penalltia? Për sa kohë arbitri e pa…

Ndeshja e parë në Kupën e Shqipërisë mes Dinamos dhe Partizanit përfundoi në barazim 1-1. Në lidhje me këtë sfidë ka folur dhe Dritan Mehmeti. Për mikrofonat e “Super Sport” tekniku tha se ekipi i tij dominoi.

bandicam 2022-01-27 19-00-18-230

“Duke pasur parasysh 90 minutat, mendoj se ishim më shumë kërkues se Dinamo. Pjesën e dytë kemi qenë në gjysmë fushën e tyre. Ndërrimet ishin ata lojtarë që ishin afër manovrës që ne menduam të sulmonim kundërshtarit, por bëjmë gabime me lojtarë që nuk janë të qetë në metrat e fundit.”

Lojtari që pres më shumë

“Skuadra përsa i përket lojës po del në filozofinë e Partizanit. Duke synuar t’ ja imponojë lojën kundërshtarit. Po rritemi por duhet të jemi më të kthjellët në zonën e 16 metërshave.”

Penalltia

“Nuk e kam parë, nga fusha ishte vështirë që bëje një gjykim.Ndoshta do ishe  mirë të merrte pjesë dhe VAR. Përsa gjyqtari ishe i sigurt, nuk kam çfarë të them. Topi nuk e ka prekur fare lojtari i Dinamos. Duhet të jemi më kërkues por duhet të merremi me skuadrën dhe ti çojmë topat në rrjetë.”

Kupa test i rëndësishëm

“Në momentin që e kam marrë skuadrën, ka pasur probleme. Jam pjesë e familjes dhe jam mundur të jap maksimumin. Kam kënaqësi të jem trajneri i Partizanit. Do jap më të mirët. Unë bashkë me lojtarët do japim më të mirën ta çojmë aty ku e meriton Partizanin.”

Zhunior

“Për mënyrën sesi luante kundërshtari e s’postova Malajn në qendër jo në rolin e tij natyral. Ka bërë diferencën dhe kur dolëm kampion. Bëj lëvizje të tilla për tu përshtatur. Dëshira ime është që lojtarët të luajnë në pozicionet e tyre natyrale.  Zhunior është roli i tij natyral, anësor  i majtë. E kam zëvendësuar për tërheqje.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"