Çavi te Barcelona, e kishte parashikuar në kontratën në Katar me një klauzolë qesharake

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 16:05

Çavi te Barcelona, e kishte parashikuar në kontratën në Katar me një klauzolë qesharake

Çavi Hernandez është një hap larg kthimit te Barcelona, tashmë si trajner i skuadrës katalanase. Praktikisht të gjithë po presin shkarkimin e pashmangshëm të Ronald Kuman, i cili është në krisje të hapur me klubin dhe rezultatet që nuk përligjin emrin e skuadrës.

cavi

Aktualisht, ish-mesfushori është në pankinën e Al Sad në Katar, por do ta ketë shumë të lehtë që të largohet nga aty edhe pse po fiton trofe pas trofeu me të dhe ka thuajse një vit pa u mposhtur në futbollin vendas. Çavi e kishte parashikuar që një ditë Barcelona do të vinte të trokiste në derën e tij e si rrjedhojë, kishte vënë që në fillim në kontratën e tij me Al Sad një klauzolë speciale.

Kështu, në rast se katalanasit e kërkojnë zyrtarisht, ai është i lirë që të shkojë të marrë drejtimin e ekipit, duke paguar një klauzolë të cilën burime të “AS’ e kanë klasifikuar si “qesharake”. Kjo klauzolë hyn në fuqi vetëm nëse është Barcelona që e kërkon, nuk vlen për klube të tjera.

Tani të gjithë presin që Laporta t’i japë lamtumirën Kuman dhe të emërojë në pankinë ish-mesfushorin, pasi në ditët e fundit të gjithë emrat e  tjerë që kanë qarkulluar si Martinez, Pirlo, Henri apo Konte, kanë zbuluar se realisht nuk kanë pasur asnjë lloj kontakti me katalanasit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"