Çavi shpreson te Morata, ofrohet sërish shkëmbimi me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2022 | 18:42

Çavi shpreson te Morata, ofrohet sërish shkëmbimi me…

Barcelona vazhdon të shpresojë për të arritur shërbimet e sulmuesit Alvaro Morata, duke i ofruar sërish sulmuesin holandez, Memfis Depaj.

pjimage

Negociatat kësaj radhe priten të jenë më serioze dhe pse duket se është ende shumë e vështirë që të arrihet te spanjolli. Holandezi nuk pëlqehet nga Çavi dhe minutat e aktivizimit pas ardhjes së tij në stol kanë qenë të pakta.

Gjithashtu Alegri është në kërkim të një sulmuesi dhe Depaj është një nga pëlqimet e tij, por sërish nuk mendon ta largojë Moratën këtë merkato janari, pasi tani ka humbur dhe Frederiko Kiezën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"