Çavi nuk i trembet Interit: Janë të fortë, por ne duhet të tregojmë se jemi Barcelona…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 20:20

Çavi nuk i trembet Interit: Janë të fortë, por ne duhet të tregojmë se jemi Barcelona…

Barcelona do të zbarkojë nesër “San Siro” për t’u përballur me Interin për ndeshjen e tretë të Ligës së Kampionëve. E freskët nga gjashtë fitoret radhazi në kampionat, Barcelona e Çavit është gati për të triumfuar. Në një konferencë për shtyp ai ka deklaruar se Interi është një kundërshtar i fortë, por ekipi i tij duhet të tregojë veten.

cavi

Zakonisht thuhet se skuadrat e mëdha, si Barça nuk duhet të përshtaten me rivalin e tyre. A vlen edhe për ju sot, në funksion të Interit?
“Epo, një gjë është të përshtatesh dhe një gjë të ndryshosh diçka për t’u përmirësuar. Ne duam të dominojmë, të kemi posedimin e topit, të luajmë në pjesën kundërshtare. Kjo është historia e viteve të fundit të Barcelonës dhe unë nuk e ndryshoj atë. Unë mund të ndërroj mbrojtjen, por jo sepse e bën rivali, por për të tentuar të përmirësohemi. Përshtatemi në mbrojtje, në kënde, sot analizojmë shumë kundërshtarët, por ideja mbetet të jemi protagonistë të lojës”.

Ju keni të njëjtat pikë dhe Interi nuk po shkon në një gjendje të mirë në këtë ndeshje…

“Epo, gjendja e formës nuk është domethënëse. Interi ka një sistem shumë të fortë mbrojtës dhe një modul të ndryshëm nga ato me të cilët jemi përballur deri tani. Inzagi punon mirë në sulm, ai ka dy sulmues dhe në Spanjë është e vështirë të gjesh dikë që luan kështu. Ai është një kundërshtar i fortë, i vështirë për t’u sfiduar. Ne duhet të tregojmë se jemi Barcelona, do të duhet ta luajmë ndeshjen si në Monako, por me një rezultat tjetër”.

A keni menduar tashmë për formacionin titullar? Interi nuk e ka Lukakun dhe ndoshta as Lautaron…
“E kam në mendje, tani kemi një seancë tjetër stërvitore dhe shpresoj të mos ketë probleme. Nesër duam të dominojmë, të kemi posedim të topit, të luajmë në gjysmëfushën kundërshtar. Është një ndeshje thelbësore, jo vendimtare, por shumë e rëndësishme për grupin dhe për të ardhmen në Champions League”.

Jeni kthyer në krye të La Ligës, si ndryshon morali?
“Është e rëndësishme të rishohim veten atje lart, kjo na jep besim dhe kjo do të thotë se ne po i bëjmë gjërat siç duhet. Do të jetë një ndeshje e madhe nesër”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"