Çavi nuk fshihet: Vlerësim negativ për Ligën e Kampioneve, na mbetet një Ligë Europe shumë e bukur
Barcelona ka fituar ndaj Plzen me shifrat 4-2 duke mbyllur pjesëmarrjen në këtë sezon në Ligën e Kampioneve që në grupe. Katalanasit shkojnë tashmë në Ligën e Europës dhe trajneri Çavi Hernandez ka pranuar se ekipi i tij ishte favorit për ta fituar atë aktivitet.
“Vlerësimi i edicionit është negativ. E kishim kualifikimin në dorën tonë. Por kjo fazë kishte momentet e saj dhe nuk shfrytëzuam rastet tona, Bajerni dhe Interi e bënë. Ne nuk mundëm të fitonim as në Mynih dhe as në Milano. Ky është bilanci që bëj unë.
Favoritë për Ligën e Europës? Mund të themi se jemi kandidatë për Ligën e Europës. Na mbetet një aktivitet shumë i bukur dhe Barcelona është kandidate për të luftuar aty për ta fituar”, theksoi Çavi.
PANORAMASPORT.AL
