Çavi bën “thirrje lufte” për Bajernin: Jemi Barça dhe varemi nga vetja jonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2021 | 0:02

Çavi bën “thirrje lufte” për Bajernin: Jemi Barça dhe varemi nga vetja jonë

Barcelonës i duhet një mrekulli në Mynih ndaj Bajernit në ndeshjen e fundit në grupe në Ligën e Kampioneve për të siguruar kualifikimin e mëtejshëm. Një objektiv i vështirë, por jo për trajnerin Çavi Hernandez, i cili ka argumentuar pas sfidës së barazuar me Benfikën se katalanasit duhej të tregonin sa vlenin realisht.

cavi

“Kemi qenë shumë më superiorë se Benfika. Nëse do të kishim shënuar një gol do të ishte folur për një ndeshje të madhe. Por tani do të duhet të shkojmë të fitojmë në Mynih. Mendoj se kemi luajtur shumë mirë. Kjo është Barcelona që kërkojmë, po mësohen me idenë. Ekipi ka bërë një ndeshje të madhe, por duhet të jemi shumë më konkretë. Ishte një sjellje për t’u pasur zili dhe një tifozeri spektakolare.

A mund të fitojmë në Mynih? Jemi Barcelona dhe varemi vetëm nga vetja jonë. Do të shkojmë atje me sjelljen e duhur, solidaritet, përgjegjësi në mbrojtje. Sa i përket vlerave dhe sjelljes, unë jam i lumtur, sot na mungoi vetëm goli”, ishin fjalët e Çavit pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"