CAS-i i pamëshirshëm, përjashton për 4 vite sportistin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2020 | 15:52

CAS-i i pamëshirshëm, përjashton për 4 vite sportistin

Piloti i Moto GP-së Andrea Ianone është përjashtuar për 4 vite nga të gjitha garat pasi u gjet fajtor për përdorim dopingu. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS)  të Lozanës pranoi kërkesën e Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut  (WADA) që piloti i skuderisë “Aprilla” të dënohej me 4 vite përjashtim.

Iannone, Aragon MotoGP 2019

31-vjeçari ishte dënuar në prill të vitit të kaluar me 18 muaj përjashtim për të njëjtën çështje, por vendosi të apelonte dënimin në CAS. Por, trupa gjykuese miratoi kërkesën e WADA-s që Ianone të përjashtohej për 4 vite.

Gjatë analizave, atij iu gjetën drostanolon, por avokatët e tij pretenduan se Ianone e kishte marrë për të luftuar ushqimin e kontaminuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"