Canka zyrtarizon “divorcin”: Ja pse ika nga Tomori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2021 | 21:35

Canka zyrtarizon “divorcin”: Ja pse ika nga Tomori

Largimi i beftë i Mikel Cankës ka tronditur tifozët. Askush nuk e priste këtë largim dhe sidomos kur kishte nisur stërvitjen me ekipin dhe ishte krijuar përshtypja se gjithçka qe mbyllur me rinovimin.

Canka

Sulmuesi dje pasdite ka zbarkuar në Kavajë, ndërsa paradite enkas për gazetën, dha arsyet që e çuan drejt këtij vendimi. Lushnjari sqaron se i ka marrë leje donatorit Gramoz Toto.

“Nga dita e sotme (e premte) nuk do të jem më pjesë e Tomorit. Viti i kaluar ishte shumë i vështirë dhe me plot sfida. Në Berat u ndjeva si në shtëpinë time dhe nuk do ta harroj asnjëherë këtë. Kam kaluar shumë bukur si nga ana profesionale, edhe ajo shoqërore. Njoha shokë dhe miq të mirë, që më mbështetën në çdo moment.

Te Tomori gjeta një ambient familjar dhe për këtë më duhet të falënderoj në mënyrë të veçantë trajnerin Sinella, drejtuesit e klubit dhe presidentin Demo, që më dhanë mbështetje maksimale dhe më besuan shiritit e kapitenit. Nuk dua ta fsheh, por klubi më kanë plotësuar të gjitha kërkesat. Unë po largohem me lejen e donatorit Gramoz Toto, ndërsa një urim special në këtë ndarje kam vetëm edhe tifozët”, mbyllet deklarata e ish-sulmuesit dhe kapitenit i Tomorit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"