Canka: Lushnja ruan ritmin, duel i bukur me Alillarin, Iliria “kockë” e fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Nëntor 23, 2019 | 11:25


Canka: Lushnja ruan ritmin, duel i bukur me Alillarin, Iliria “kockë” e fortë

Sulmuesi 32-vjeçar, Mikel Canka, po mban shiritin e kapitenit në krah te Lushnja, pas mungesës së Sefës. Një kapiten që e di shumë mirë detyrën e tij, të shënojë dhe të udhëheqë skuadrën drejt suksesit. Në prag të ndeshjes me Ilirinë, goleadori lushnjar shprehet:

bandicam-2019-09-28-15-45-48-981

“Lushnja shkon në Fushë-Krujë si pretendente. Duhet të tregojmë forcën tonë dhe synimi ynë është të ruajmë ritmin. Nëse do të pretendosh për të dalë kampion, duhen fituar ndeshjet në fushë dhe jo në letër, prandaj duhet bërë maksimumi përballë një ekipi si Iliria, që ka treguar se është një “kockë” e fortë në Kategorinë e Parë. Një ndeshje që duhet vlerësuar maksimalisht për të marrë 3 pikët”, është shprehur golashënuesi më i mirë i Lushnjës dhe i Kategorisë së Parë, Mikel Canka, me 9 gola. Pas Lushnjës vjen Pogradeci dhe pas Cankës vjen Alillari. “Gara është e bukur dhe ka rivalitet. Ne jemi të përqendruar të fitojmë ndeshjen tonë. Kam shënuar 9 gola dhe kam bërë detyrën, me qëllimin që Lushnja të jetë e para dhe të arrijë objektivin. Edhe gara me Alillarin e Pogradecit është një duel i bukur. Kemi shënuar gola vendimtarë, por jemi ende te 1/3-a e kampionatit. Ka shumë ndeshje përpara, por e ritheksoj, është një duel i bukur”, tha Canka. Lushnja zbret pas 7 sezonesh në Fushë-Krujë.

ALBAN ALUSHI




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com