Canka ironizon ballshiotët dhe vendos: Nuk gjuaj më penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2017 | 11:39

Canka ironizon ballshiotët dhe vendos: Nuk gjuaj më penallti

Makthet nuk janë vetëm legjenda. Ndodh që tersi të të ndjekë edhe në realitet. Pyesni Mikel Cankën se çfarë do të thotë të të duket e pamundur të shënosh nga 11 metra kur përballë ke… Bylisin. Dy vite më parë, në finalen e luajtur në Lushnjë, sulmuesi humbi një penallti dhe në fund fitoi Bylis duke prerë biletën për në elitë.

canka

Dje, historia u përsërit. Canka mori sërish përsipër të godiste penalltinë e akorduar në favor të Lushnjës në fund të pjesës së parë kur sfida ishte 1-1. Dhe sërish Canka gaboi duke e dërguar topin jashtë. Nëse do të kishte shënuar dhe verdhejeshilët të fitonin, me shumë mundësi, do të kishin nisur festën e ngjitjes në elitë që dje.

VENDIMI

Menjëherë pas sfidës së djeshme, Canka nuk është menduar gjatë dhe ka marrë vendimin që të mos godasë më penallti. Dhe këtë vendosi ta ndajë me të gjithë tifozët dhe ndjekësit e tij. Në një foto të shpërndarë në “Facebook”, së bashku me Alban Bizhytin dhe Erlind Korreshin, Canka e shoqëronte atë me diçiturën:

Mikel Canka Lushnja

“Ju ftojmë për ndonjë sanduiç. Edin Xheko, përfundimisht heqim dorë nga penalltitë”. Sulmuesi ironizonte edhe me statuset e ditëve të fundit të klubit ballshiot në faqen e vet në “Facebook” ku shkruante se nuk shkohet në Superiore me sufllaqe duke iu referuar futbollistëve lushnjarë.

Gjithashtu, me ballshiotët ka ironizuar edhe Gentjan Çela. Ky i fundit ka postuar një foto nga dhomat e zhveshjes me të gjithë lojtarët duke iu gëzuar barazimit. “Me sufllaqe e sanduiç”, ishte diçitura e Çelës që shoqëronte foton e djeshme.

BESAR BOZGO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"