Canka i druhet Orikut, Lushnja bën llogari për… kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 14:39

Canka i druhet Orikut, Lushnja bën llogari për… kreun

Sulmuesi i lushnjarëve, Mikel Canka, autori i 6 golave në 4 javët e para të kampionatit, ndaj Orikut nuk do të ketë në krah kapitenin Fatjon Sefa. Në një prononcim për “Panorama Sport” ai thekson se pretendimet e Lushnjës mbeten po ato dhe skuadra duhet të shprehë vlerat më të mira në fushë në çdo ndeshje.

Mikel Canka Lushnja

“Është një ndeshje shumë e fortë kjo e radhës, për faktin se në përbërjen e tij Oriku ka lojtarë cilësorë. Është një ndeshje që duhet vlerësuar maksimalisht, për të mirën tonë. Synimi ynë është që ditën e diel të hyjmë në fushë për fitore. Nëse je pretendent, duhet ta fitosh çdo ndeshje në fushë, jo me fjalë. Shpresojmë që ekipi të jetë në nivelin e duhur për të arritur tek objektivi final. Kundërshtari duhet respektuar për atë që ka bërë gjatë këtyre dy viteve në Kategorinë e Parë, është një ekip që të hap probleme dhe të merr pikën, nëse e nënvlerëson. Këtë e ka treguar shpesh dhe ne po përgatitemi për ta mposhtur, sepse duhet të kthehemi patjetër te fitorja. Në çdo ndeshje luaj për të shënuar për skuadrën time, por më shumë rëndësi ka që ajo të fitojë në fund”, ka theksuar mes të tjerash sulmuesi Canka. Ndeshja me Orikun është programuar për ditën e diel, në stadiumin “Roza Haxhiu”, në orën 13:00. Lushnja i bën llogaritë për të marrë sërish kryesimin e grupit, duke qenë se Devolli dhe Apolonia do të kenë transferta të vështira këtë fundjavë.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"