Çani pretendon për dy penallti: Kukësi nuk erdhi për fitore, zhgënjim tre vitet larg kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2017 | 9:31

Çani pretendon për dy penallti: Kukësi nuk erdhi për fitore, zhgënjim tre vitet larg kombëtares

Sulmuesi i skuadrës së Partizanit, Edgar Çani, ishte i ftuar dje në emisionin “Procesi Sportiv”, ku ka folur në lidhje me ndeshjen ndaj Kukësit dhe jo vetëm.

cani

“Gjithmonë mundohem të jap maksimumin në fushë. Por sot (dje) ndeshja ishte shumë e vështirë, pasi Kukësi nuk erdhi për të fituar, por për t’u mbrojtur sa më shumë dhe për të mos pësuar. Kështu që jam shumë i kënaqur se si e kemi përballuar këtë ndeshje”, tha lojtari, i cili flet edhe për zhgënjimet dhe gëzimet më të mëdha në karrierën e tij.

“Zhgënjimi më i madh është që kam qëndruar tri vite pa luajtur në ekipin kombëtar dhe gjëja më e mirë që më ka ndodhur, kanë qenë gjithmonë ndeshjet në Kombëtare, ku kam luajtur në fazën kualifikuese në të gjitha ndeshjet. Kombëtarja ka më shumë cilësi dhe tifozë në shkallët e stadiumit, ndaj është shumë e bukur të jesh pjesë e saj”, tha sulmuesi, i cili nuk la pa komentuar edhe dy rastet e diskutueshme gjatë takimit, ku u pretendua për 11-metërsh, pas kontakteve që lojtari ka pasur me Shametin.

“Në momentin e parë më është dhënë faull kundër, por unë po shkoja drejt portës dhe është goditje dënimi për ekipin tim. Ndërsa në rastin e dytë ka kontakt të lehtë, por nuk e di nëse akordohet 11-metërsh”, mbylli sulmuesi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"