Çani: Më shumë kërceva kur festova, se kur shënova. Rroga ime? Kjo gjë i përket…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 23:04

Çani: Më shumë kërceva kur festova, se kur shënova. Rroga ime? Kjo gjë i përket…

Edgar Çani shënoi golin e vetëm në sfidën me Flamurtarin, dhe u shpall lojtari i ndeshjes. Në intervistën pas ndeshjes në Gol pas Goli, ai u shpreh i lumtur për golin dhe për rikthimin.

cani

Periudhë e vështirë. Sa e kishit pritur?

Jam shumë i kënaqur. Në gjithë këto muaj që kam qenë jashtë, kam pas shumë punë. Jam i kënaqur që erdhi goli, shpresoj për sa më mirë.

Kur do të jetë gati Çani të luajë nga minuta e parë?

Nuk e di, ne po punojmë të marr formën më të plotë. Kam disa javë që po punoj mirë.

Luks të jesh qendërsulmues i vetëm tek Partizani…

Konkurrencë kam, sepse gjithë këto ndeshje që kam qenë jashtë, ekipi ka shkuar mirë edhe keq. Por, çdo lojtar ka dhënë maksimumin. Tani, unë jam një sulmues më shumë i ekipit.

Do të ishte zgjedhje e parë çdo trajner. Dëmtimi ju ka lënë jashtë këto kohë…

Në fillim e dija që kam qenë sulmuesi kryesor. Kam qenë jashtë prej dëmtimit, e kam pasur shumë punë për të bërë.

Patët edhe një pozicion jashtë loje…

Nuk mendoj se ka nevojë për opinion. Si ne lojtarët, edhe arbitrat mund të gabojnë. S’dua të bëj polemika. Jam i kënaqur për golin. Po të ishin dy, do ishte më mirë, por edhe arbitrat gabojnë si të gjithë. Shpresoj të mos ketë qenë i qëllimshëm.

Në nëntor, Moxhi deklaroi se Çani nëse nuk kthehej shpejt, do rishikohej marrëveshja. A u rishikua marrëveshja, apo u zbut Moxhi?

Këto gjëra i përkasin klubit. Nuk dua të flas për këto. Kemi arritur një marrëveshje, dhe i përkasin të kaluarës. Unë dua të luaj futboll, dhe nuk i shoh fjalët apo kontratat. Rroga ime? Kjo gjë i përket klubit.

Kërcyet më shumë kur shënuat apo kur festuat golin?

Më shumë kërceva kur festova (qesh.)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"