Çanë rrjetën për t’u stërvitur në fushën e Flamurtarit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë mesazh efektivëve: Të mos lejohen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2020 | 17:34

Çanë rrjetën për t’u stërvitur në fushën e Flamurtarit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë mesazh efektivëve: Të mos lejohen…

Ngjarja e një dite më parë në fushën e Pyllit të Sodës, që administrohet nga klubi i Flamurtari, ka sjellë menjëherë reagimin e policisë së shtetit.gjkgh

Shefi i qarkullimit rrugor të Vlorës, Rustem Plaka është pezulluar nga puna, i cili njëkohësisht ishte edhe lojtar i ekipit të Kategorisë së Tretë, Labëria.

Pikërisht për këtë arsye drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, u ka nisur një mesazh drejtuesve të policisë në qarqe dhe shefave të komisariatit ku i ngarkon ata me përgjegjësi që të monitorojnë zbatimin e masave jo vetëm të qytetarëve, por edhe të vartësve të tyre.

ardi-veliu-770x410

Veliu ka kërkuar që punonjësit e policisë të ndahen në patrulla këmbësore së bashku me punonjësit e forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe të mos lejojnë grumbullime apo thyerje karantine nga qytetarët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"