Canaj: Tirana duhet ta fitonte 0-4 pjesën e parë, Skënderbeu e meriton titullin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2018 | 23:31

Canaj: Tirana duhet ta fitonte 0-4 pjesën e parë, Skënderbeu e meriton titullin kampion

Trajneri i njohur, Agim Canaj, është i ftuar në emisionin “Sport News Plus” të moderatores, Daljana Sejdia, në televizionin “Neës 24”. Canaj analizoi ecurinë e Skënderbeut deri në këto momente ku u shpreh:

bandicam 2018-11-04 22-10-04-411

“Radha e 8-të që Skënderbeu feston për titullin. Deri në këto momente Skënderbeu ka bindur. Ajo që ata po tregojnë në fushën e lojës me të gjitha skuadrat ka qenë dominuese. Kanë disa senatorë që po tregojnë veten. Një ndër ta është Muzaka, që i ka dhënë 6 pikë. Deri tani Skënderbeu është drejt rrugës për titullin, por rruga është e gjatë. Është herët për të nisur festime, por e meritojnë deri në këto momente.

Shehi është ndërlidhësi i shumë futbollistëve që mund të shpërnguleshin drejt Skënderbeut. Organizimi i tij si njeri shumë mirë, bëri që shumë lojtarë mund të kishin oferta më të mëdha monetare nga skuadra të tjera, por arriti t’i bindte. Mënyra e organizimit është në perfeksion. Skënderbeu ka një infrastrukturë të shkëlqyer dhe një president që di ti menaxhojë situatat. E vetmja gjë negative është dënimi. Ne shpresojmë të dalë i pafajshëm, sepse do jetë një dëm për futbollin shqiptar. Vetëm në këtë kampionat kanë ikur 5-6 futbollistë cilësor. Rastet nuk kanë munguar. Ka mangësi shënimi.

bandicam 2018-11-04 23-01-27-050

Fitorja e Partizanit? Tensioni te Partizani do të ishte shumë i madh. Pavarësisht fillimit të mirë, ndryshimet e bëra, nuk sollën freskinë te Partizanin. Ishte pjesë e parë ku pati momente që mund të zhbllokonte rezultatin. Te Partizani mungon njeriu gol. Pavarësisht se po bën një formë lojë. Ka ndryshuar gjithmonë elementet. Kjo e bën që te Partizani të dihet çfarë strategjie ka. Ndaj Kamzës humbi freskinë e titullarëve.

bandicam 2018-11-04 22-10-03-083

Mala, Bardhi, Asani nuk janë më ata të fillimit. Kamza edhe mund të kishte realizuar. Partizanin e pamë si asnjëherë tjetër shumë mbrapa. Një mbrojtje shumë e ngjeshur. Lojtarët që ka në stol, nuk e kalojnë nivelin e lojtarëve që nxjerr. Në janar mund të afrojë diçka të mirë. Po ta shohim renditjen nga vendi i parë deri te i 6-ti është një luftë e ashpër. Teutën e vendit të 6-të e ndan vetëm 1 pikë nga vendi i tretë.

bandicam 2018-11-04 22-46-35-261

Banderola raciste? Shumë tifozeri kanë probleme shumë të mëdha me presidentet e tyre. Pamundësia e klubeve për të kontrolluar tifozët sjell këto pasoja. Klubet do të penalizohen edhe në vazhdimësi. Duhet gjetur një rrugë për zgjidhjen e këtij problemi. Është e pamundur që me këto kushte që kanë stadiumet tona mos penetrojnë sendet e ndaluara.

Duhet që në fillim të çdo sezoni të gjendet një zgjidhje. Duhet të jenë në unison të gjithë presidentit, për interes të futbollit dhe për interesin e tyre. Ajo gjoba që ka marrë Partizani është e vlefshme sa të gjithë tifozët në stadium.

Deklaratat e Cungut? Trajneri gjithmonë është i pakënaqur. Kjo ndeshje pati dyluftime të ashpra. Ta jep ndjesinë e dyluftimit. Ka pasur diçka që mund të ketë qenë deri në kufirin e kartonave. Arbitri e menaxhoi mirë. Golat që u shënuan nuk kishin asnjë efekt të mënyrës së arbitrimit. “, u shpreh Canaj.

Humbja e Tiranës? Bardheblutë kanë nevojë për qetësi për t’i futur lojtarët në shiritin e vetë. I gjithë grupi duhet të jetë i disponueshëm. Trajneri duhet të mbajë qetësinë në skuadër. Teutën nuk mund ta gjesh në ditën më të keq. Kjo tregon që Tirana ka humbur balancat totale.

bandicam 2018-11-04 23-00-13-278

Po të shikojmë 2 rastet e golave, vendosja e mbrojtjes brenda zonës ka qenë jo e mirë. Mungon besimi për të menaxhuar golin. Është një skuadër që është në tension. Nuk di të menaxhojë çastet negative dhe pozitive. Pjesa e parë duhet të dilte 0-4. Rastet ishte shumë flagrante. Pati momente aq të pastra, sa trajnerit i vjen keq. Mbase duhet të ndërhyhej edhe më mirë për të qetësuar.

Kukësi është gjithmonë nën tension. Ka një president që gjithmonë e mban në presion. Tirana është shumë larg me skuadrat e Europës. Është e vështirë që më pas ta kapësh veten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"