Canaj: Nuk jemi konsoliduar ende, pres përforcime të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2015 | 19:46

Canaj: Nuk jemi konsoliduar ende, pres përforcime të tjera

CanajNë një prononcim për “ SuperSport” tranjeri i Bylisit, Agim Canaj u shpreh i mërzitur për humbjen e sotme, por nga ana tjetër shpreh besimin që skuadra do të vije në rritje.

“Në fushë hyjmë me besimin për të marrë pikë. Por ne e dinim se Kukësi është një ekip më i lartë se sa ne. U munduam që të mos pësonim gol dhe të kundërsulmonim, por fatkeqësisht pësuam në minutat e fundit. Gjithashtu dhe në pjesën e dytë, Kukësi shënoi në minutat shtesë, kjo do të thotë që ne po bënim një lojë më të mirë dhe ishim në kërkim të golit të barazimit.

Krijuam më shumë volum loje në 45 minutat e dyta. Kishim 3-4 momente që mund të barazonim por nuk arritëm”.

“Kam besim tek grupi dhe tek presidenca, me kontigjentin që kam dhe ata që do të vijnë të ngremë Bylisin në nivele që është përfaqësuar më parë.

Një skuadër që të formohet duhet të paktën që në fillimin të korrikut, unë kam ardhur në fund të korrikut, ndaj e kam pasur të vështirë që të marr lojtarë cilësorë në fund”.

Për lojtarët

Gjendja e Kulit nuk është maksimale, dhe nuk ja arritëm dot. Lojtarët janë të paintegruar me skuadrën. Sot futëm në lojë një skuadër të gërshëtuar që janë më në formë. Objektivi është për më lart, nga eksperienca asnjëherë nuk them që do të marr Kupën e Shqipërisë, pasi kampionatin është shumë i fortë, shpresoj dhe besoj që do të marrim dhe dy lojtarë të tjerë me eksperiencë.

Për ndeshjen e radhës

“Do të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme me Pukën, për të marrë një rezultat pozitiv”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"