Canaj: Një nga ndeshjet më të mira, por ja pse Izraeli na e bëri të vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2018 | 23:02

Canaj: Një nga ndeshjet më të mira, por ja pse Izraeli na e bëri të vështirë

I ftuar në emisionin “Sport News Plus”, në News 24, tekniku Agim Canaj, bëri analizën e tij për ndeshjen e humbur të Shqipërisë ndaj Izraelit.

bandicam 2018-10-14 22-43-02-175

“Izraeli ishte e vendosur shumë mirë, në momente të caktuara na kapi në befasi me topin e gjatë. Pjesën e parë, me mundësitë që patëm, mund ta kishim barazuar ndeshjen. Patëm disa mangësi, pas disa gabimeve të Bashës në mesin e fushës, që nuk mund të dilnim përpara. Kjo ndikoi edhe negativisht në anën psikologjike të skuadrës. Kjo ishte një nga ndeshjet më të mira, si lojë në total, por mungon rezultati. Izraeli ishte vendosur mjaft mirë mbrapa, dhe e kishim mjaft të vështirë.” – deklaroi Canaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"