Canaj: Gabuam shumë, por nuk duhet të demoralizohemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2015 | 19:34

Canaj: Gabuam shumë, por nuk duhet të demoralizohemi

CanajNë një prononcim për SuperSport, tranjeri i Bylisit, Agim Canaj është shprehur i pakënaqur me lojën e zhvilluar ndaj Tërbunit.

Canaj tha se ekipi ka nevojë të kompletohet, ndaj gabimet në dy ndeshjet e para janë të evedintueshme.

“Ekipi ka nevojë për një lider, i cili na mungon në fushën e lojës.  Presioni  i rezultatit na vuri përballë përgjegjësisë, bëmë shumë gabime në pjesën e parë, ndaj dhe pësuam golin.  Kjo bëri që dhe Puka të ishte më dominante. Kemi mangësira të theksuara në lojën e krahut. Shënimi i golit është bërë problem në ekipin tonë, krijojmë raste por nuk finalizojmë. Këto raste të humbura nuk janë pozitive. Ekipi harxhoi shumë por nuk ishte i qartë tek pasi i fundit dhe goditja e fundit.

Ndër të tjera vlonjati pohoi se skuadra ka nevojë për prurje të reja dhe se Tërbuni e meritoi fitoren.

“Ekipi i Pukës na kundërsulmoi, kishte 3-4 lojtarë si Malindi dhe Tushe që na krijuan presion. Në momentin e fundit humbëm shumë energji, sidomos tek goli i dytë. Në vijë fatale pa portierë se di se si mund të humbet një rast të tillë.

Pësuam një gol që do ta diskutojmë. Do të shohim të gjitha gabimet, akoma nuk jam i kompletuar në pikat ku kisha nevojë. Megjithatë është fundi i merkatos, do  të shohim, nuk duhet të demoralizohemi.

Ku çalojmë?

Në majën e sulmit dhe në mbrojtje kemi qaluar në të dy ndeshjet. Shpresoj që ti rifus në garë si në aspektin fizik dhe tekniko- taktik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"