Cana: S’tërhiqem pas Europianit, luaj sa të kem forcë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2016 | 11:20

Cana: S’tërhiqem pas Europianit, luaj sa të kem forcë

Cana-nantes-653x420Europiani me fanellën e Kombëtares shqiptare është një ëndërr e bërë realitet, një objektiv personal i arritur, por kapiteni Lorik Cana nuk ka ndër mend që t’i japë lamtumirën futbollit. Lajmin e bëjnë të ditur mediat franceze, ku numri pesë i kuqezinjve është shprehur i qartë mbi të ardhmen e tij.

E ardhmja

Ai thotë se do të luajë derisa të ketë forcë dhe të ndihet në formë. Pas disa momenteve të vështira me fanellën e Nantës, tani ai është shndërruar në një pikë referimi në mbrojtjen e kësaj skuadre. “Nuk e di se kur dhe ku do ta përfundoj karrierën time.

Unë e kam thënë gjithmonë se, për sa kohë do të ndihem mirë dhe i fortë fizikisht, do vazhdoj të luaj futboll. Nuk mendoj shumë për të ardhmen, por tani dua të përqendrohem në këto muaj që kanë mbetur. Dua të bëj më të mirën me Nantën dhe duhet të përpiqemi ta mbyllim sezonin sa më lart të jetë e mundur”, ka thënë Cana. Kapiteni kuqezi ka folur edhe për Europianin.

“Do të luajmë në një kompeticion të madh dhe kemi shumë rivalë të fortë. Shpresoj të mos kem ndonjë dëmtim dhe, nëse nuk kam dëmtim, s’kam ndër mend që të ndalem”, shtoi më tej mbrojtësi.

Kritikat – Lorik Cana ka folur edhe për tifozët e Nantës, duke thënë se ata e kritikojnë pasi nxiten nga media. “Njerëzit thonë ato që lexojnë. Media ka një rol shumë të rëndësishëm, por nuk shqetësohem aspak. Unë zbres në fushë për të dhënë maksimumin dhe për të nderuar fanellën e Nantës”, përfundoi Lorik Cana.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"