Cana sqaron dilemat për Kosovën: Tare do drejtojë Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2016 | 21:44

Cana sqaron dilemat për Kosovën: Tare do drejtojë Shqipërinë

Kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, ka paralajmëruar rikthimin e Igli Tares te kuqezinjtë.

Ekipi Kombetar Shqiptar i futbollit ne Bad Waltersdorf, i vendosur ne resortin Thermal & Golf Hotel Bad Waltersdorf ne Austri, per fazen pergatitore per Euro 2016 qe do te zhvillohet ne France. 23 Maj 2016

Në një intervistë ekskluzive për “Radiosei”, Caka ka thënë se meritë për rritjen e Kombëtares ka edhe Tare, aktualisht drejtor Sportiv i Lacios në Itali.

“Igli është miku im, njëri nga shqiptarët e parë që ka arritur në këto nivele si drejtues. Rritja e Kombëtares është edhe meritë e tij. Te Lacio nuk është e lehtë të punosh, Roma nga ky këndvështrim ka aspekte pozitive, por edhe negative.

Por ai ka një eksperiencë të mjaftueshme për ta çuar përpara edhe futbollin tonë dhe mendoj se mund ta ketë këtë mundësi në të ardhmen”,-ka thënë Cana për “Radiosei”.

Foto Marco Rosi/LaPresse 09 04 2016 Rome ( Italy ) Sport Prima conferenza Stampa di Simone Inzaghi neo allebatore della Lazio. Nella foto Igli Tare Foto Marco Rosi/ LaPresse 09 04 2016 Rome ( Italy ) Sport - Calcio - Frist press conferenza the new coach SS Lazio's Simone Inzaghi in the photo Lazio 's manager Igli Tare

Duke folur për pranimin e Kosovës edhe në FIFA, kapiteni i kuqezinjve është shprehur se do të jetë e rëndësishme se si futbollistët shqiptarë me origjinë nga Kosova do ta trajtojnë si tematikë.

Cana foli edhe për eksperiencën e tij të mëparshme te Lacio, duke e kujtuar si një periudhë të veçantë.

Kapiteni i kuqezinjve vlerësoi grumbullimin e talentit Milot Rashica nga De Biazi, si dhe formën e treguar nga Ajeti te Frozinone, ndërsa për portierin Etrit Berisha te Lacio, tha se ekipi duhet ta lërë të lirë në mënyrë që ai të gjejë më shumë hapësira për të luajtur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"