Cana për mediat skoceze: Kësaj here do të jetë ndryshe, nuk jemi në formën më të mirë sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 13:07

Cana për mediat skoceze: Kësaj here do të jetë ndryshe, nuk jemi në formën më të mirë sepse…

“Një atmosferë familjare do të gjejnë ata që janë nisur për në Shqipëri” nis shkrimin e saj gazeta skoceze “Herald Scotland”, duke vlerësuar ambientin që tifozët kanë gjetur në vendin tonë. Gazeta  ka marrë një reagim të ish-kapitenit të kombëtares sonë, Lorik Cana. Ky i fundit ka analizuar ecurinë e kombëtares sonë këtë vit, që nuk ka qenë nga ato më të mirat.

Cana EURO 2016 konference

“Ndoshta nuk jemi në formën më të mirë. Skuadra nuk ka pasur një rrugëtim të mirë që nga Europiani për shkak të dëmtimeve, tërheqjes së lojtarëve apo gjëra të tjera”, shprehet fillimisht Cana.

Më pas ai cilëson se e gjitha kjo vjen ndoshta edhe nga pritshmëritë e larta që tifozët kanë. “Kur vjen nga një arritje aq e madhe si kualifikimi në Europian, atëherë është e vështirë të bësh përpara sepse pritshmëria është e madhe. Në futboll nuk ke shumë kohë. Padyshim që do të kërkojmë fitoren ndaj Skocisë. Duam medoemos të jemi në formë përpara kualifikeseve vitin e ardhshëm. Do të jetë e vështirë të arrijmë kreun e grupit, pasi na duhet fitore me 4 gola. Skocia e meritoi fitoren në takimin e parë, por kësaj herë do të jetë ndryshe”, përfundoi Cana.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"