Cana pas ndeshjes: Binaku më bëri përshtypje, Kosova do të…

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 8, 2018 | 14:33

Cana pas ndeshjes: Binaku më bëri përshtypje, Kosova do të…

Lorik Cana ishte i pranishëm në “Elbasan e Arena” për të ndjekur ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve ndaj Izraelit. Ai përmendi emrin e Binakut si futbollisti që i kishte lënë përshtypje të mira, por nuk mund të mos bëntë edhe një koment për Kosovën.

canaaa

TAKIMI 

Është ndeshje e rëndësishme dhe ndihmon në klimën e ekipit. Ka gjëra që duhet të përmirësohen. Gjithsesi, fitorja lë shije të mirë sepse fituam ndaj një kundërshtari që nuk është i lehtë.

PROTAGONISTËT 

Mbrojtësin e krahut të majtë, Binakun nuk e kisha parë asnjëherë dhe më bëri përshtypje për mirë. Strakosha zhvilloi ndeshje cilësore. Veseli pavarësisht vështirësive të fillimit e mori veten dhe ishte deçiziv në 2-3 raste.

SKUADRA

Edhe futbollistët e tjerë luajtën me dëshirë, megjithëse jo në formën më të mirë fizike. Kjo fitore vlen për tu çlodhur psikologjikisht. Kemi të ardhme të mirë. Gjithmonë do të ketë futbollistë që do t’iu jepet mundësia.

SKOCIA

Kemi mundësine ta përgatisin siç duhet ndeshjen ndaj Skocisë. Fati ndihmon ata që e kërkojnë por duhet ti rregullojmë disa gjëra.

KOSOVA

Kosova ka projektin e saj dhe do të jetë e suksesshme. Tashmë punojmë në 2 fronte dhe kemi më pak prurje. Megjithatë, ky brez nuk e ka dhënë ende më të mirën dhe mund të vazhdojë edhe për disa vite. Do të shkoj të hënën ta ndjek në Prishtinë pasi vetëm pjesën e parë ndoqa sepse më duhej të isha këtu.





www.minuta90.com