Cana nuk synon vendin e Tares te Lacio: Ai është ndër më të mirët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2017 | 11:54

Cana nuk synon vendin e Tares te Lacio: Ai është ndër më të mirët

Është një nga ish-futbollistët e Kombëtares, i cili ka provuar shumë kampionate dhe ka bërë mirë me fanellat e skuadrave që ka mbajtur veshur. Te Lacio, Lorik Cana kujtohet ende për shpirtin luftarak dhe për pseudonimin “Luftëtari”. Në një intervistë dhënë për “La lazio siamo noi”, Cana ka folur për të ardhmen e tij dhe mundësinë nëse e mendon veten të projektuar në krye të skuadrës laciale, qoftë edhe në rolin që sot mbahet nga Igli Tare.

Cana-Tare

“Sigurisht që jo!”, është përgjigjja e prerë e Canës si për ta përjashtuar këtë mundësi përgjithmonë. “Ambienti është shumë i komplikuar dhe nevojitet shumë eksperiencë”, ka vijuar ish-kapiteni i Kombëtares. Më tej, Cana ka shpjeguar vështirësitë që has një drejtor i ri në një klub të madh.

“Ta nisësh karrierën si drejtor pa shumë eksperiencë në një klub të madh është shumë e vështirë dhe në të vërtetë për këtë ka një meritë shumë të madhe Igli Tare. Nëse pak vite më parë ishte tabu për një shqiptar, ai e bëri më së miri punën e tij. Tani është shndërruar në një nga më të mirët në Itali. Të qenit shqiptar në role të tilla mund të jetë një lloj pengese, edhe pse sot jemi thuajse brezi i tretë në Itali”, ka deklaruar Lorik Cana.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"