Cana nuk harron Shqipërinë, ish-kapiteni i Kombëtares mbledh fonde për të prekurit nga tërmeti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 11:40

Cana nuk harron Shqipërinë, ish-kapiteni i Kombëtares mbledh fonde për të prekurit nga tërmeti

Tërmeti 6.4 ballësh që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit, solli pasoja të rënda. Ky tërmet la pas shumë viktima, dëme të shumta materiale dhe shkaktoi një dëm psikologjik te njerëzit.

TERMET

Padyshim në të tilla raste, solidarizimi dhe mbështetja nga shtetet e tjera ishte i madh. Edhe bota e futbollit u solidarizua me situatën e Shqipërisë, ku klube dhe futbollistë u solidarizuan.

Lorik Cana, ish-kapiteni i Kombëtares, ka nisur të mbledhë fonde dhe në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka folur mbi këtë nismë.

cana

“Kemi mbledhur më duket diku rreth 50-60 mijë dollarë, vetëm në mbrëmjen e parë. Dhe ne i kemi inkurajuar njerëzit që të vazhdojnë dhe të japin donacione në këto ditë dhe në javët në vijim aq sa munden. Duhet t’ua çojmë amanetin deri në fund sepse në fund të fundit është një detyrë morale, është një detyrë shpirtërore dhe nuk luhet me momente të tilla. Ne me fondacionin dhe me shoqatat këtu në Amerikë do evidentojmë shtëpi, ose do të evidentojmë shkollë ose kopsht që do të ketë nevojë për rindërtim dhe do t’a bëjmë drejtëpërdrejtë me fondacionin tim”, shprehet Cana.

“Dashuria për vendin, dashuria për të ndërtuar një shoqëri, dashuria për të investuar tek gjeneratat që do të vijnë, nuk është diçka e cila fiket dhe ndizet. Është sikur besimi ndaj Zotit”, përfundon Cana.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"