Cana kualifikohet me Nantën në çerekfinalet e Kupës së Francës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2016 | 21:35

Cana kualifikohet me Nantën në çerekfinalet e Kupës së Francës

Lorik Cana është kualifikuar me ekipin e tij të Nantës për në çerekfinalet e Kupës së Francës. Ndeshja e vlefshme për 1/16 mes Nantës dhe Mantes përfundoi me rezultatin 1-0.

Canaa2Në këtë takim kapiteni i Kombëtares shqiptare u aktivizua që në minutat e para. Kjo nuk ndodhte që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Goli për Nantën u realizua në minutën e 107′, në pjesën e dytë shtesë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"