Cana: Jemi ende në gjysmën e rrugës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2015 | 20:45

Cana: Jemi ende në gjysmën e rrugës

Cana dhe De Biazi“Është herët të themi se kaluam në Francë. Por mund të them se sonte kaluam një sifdë të vështirë dhe ja dolëm. Sot duhet ta rikuperosh lojën, të mbash ritmin dhe në fund të shënosh. Krijuam gjithë ato raste dhe e merituam të fitonim.

I përgëzoj djemtë për mundin që dhanë në lojë dhe fitoren. U munduam të japim maksimumin tonë. Na ka mbetur dhe gjysma rrugës dhe kemi akoma shumë shumë përpara.

Në grupin tonë është shumë vështirë të ecësh, por ekipi ynë ka filluar të kalojë nivele loje dhe këtë edicion po rritet më shumë, po vlerësohemi më shumë. Cilësia e lojtarëve të rinjë që po futen në fushë po bëjnë diferencën. Sonte jemi kthyer dhe më fortë kjo e bën dhe shpirtin e ekipit”, deklaroi Cana.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"